Ndalohet iraniani në Aeroportin e Prishtinës për keqpërdorim të pasaportës
BKT
Kronika

Ndalohet iraniani në Aeroportin e Prishtinës për keqpërdorim të pasaportës

M.P. / RTKlive

Është ndaluar i dyshuari mashkull, shtetas i Iranit në Areoportin Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”. Kjo për shkak të keqpërdorimit të dokumentit, përkatësisht të pasaportës me të cilën udhëtonte.

“Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Iranit, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën e Uruguait që ishte në emër të një personi tjetër”, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari i është dorëzuar njësisë së migrimit për procedura të mëtejme.


MË SHUME NGA Kronika