Arrestohet njëri nga grabitqarët në Ferizaj, tjetri në kërkim
BKT
Kronika

Arrestohet njëri nga grabitqarët në Ferizaj, tjetri në kërkim

M.P. / RTKlive

Është arrestuar dje i dyshuari për grabitje të armatosur në Ferizaj.

I arrestuari 33 vjeçar dyshohet se në mars të këtij viti në fshatin Bablak ka kryer veprën penale bashkë me dy të dyshuar të tjerë.

“Nga hetimet e para dyshohej se tre persona nën kërcënimin e armës kanë ndaluar një veturë të postës së shpejtë dhe kanë grabitur para në vlerë prej 770 eurove dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar më herët, ndërkaq tjetri është ende në kërkim policor.


MË SHUME NGA Kronika