Policia gjobit autobusin pa regjistrim dhe ia konfiskon targat
BKT
Kronika

Policia gjobit autobusin pa regjistrim dhe ia konfiskon targat

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovës së fundmi ka njoftuar për shqiptimin e gjobës ndaj një autobusi që transportonte udhëtarë pa regjistrim.

Ky aksion i policisë është realizuar përmes paisjes inteligjente “Smart Patrol”.

“Njësia Mobilie me Pajisje Inteligjente gjatë kontrollit në trafik përmes veturës me pajisje inteligjente 'SMART PATROL' ka identifikuar duke qarkulluar mjetin e transportit të udhëtarëve (autobus) të paregjistruar, ku përveç shqiptimit të gjobës (300 €) të njëjtit i janë konfiskuar targat dhe është larguar nga trafiku”, njofton policia.


MË SHUME NGA Kronika