33 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
BKT
Kronika

33 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur tridhjetetri aktakuza kundër dyzetenëntë personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona dhe janë paraqitur dymbëdhjetë (12) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dymbëdhjetë (12) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu ofruar personit apo vendit të caktuar ndaj një (1) personi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një aktakuzë kundër katër të pandehurve.

Kurse, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona, ka paraqitur gjashtë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave, një kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu ofruar personit apo vendit të caktuar ndaj një personi, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale, thuhet pos tjerash në këtë njoftim.

 


MË SHUME NGA Kronika