I gjenden thika, boksa metalikë, elektroshok e sprej, arrestohet i dyshuari
BKT
Kronika

I gjenden thika, boksa metalikë, elektroshok e sprej, arrestohet i dyshuari

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestua njё person të dyshuar në Pejë pёr mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armëve.

Sipas Policisë i dyshuari është arrestuar nё vazhdën e aktiviteteve tё planit Operativ  “Goditja” nё rrugën “Qarshia e Gjatё”, nё Pejё.

Policia pas kontrollit tek personi i dyshuar ka gjetur dhe sekuestruar dy Sprej OC Body Guard, katёr elektroshok Dimming Light, mjete të mprehta (Thika),  boksa metalikë

I dyshuari ёshtё arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё te rregullt.


MË SHUME NGA Kronika