20:13 / 18.08.2023
Shtënë në aheng familjar, i konfiskohet revolja
M.Sh/RTKlive
Policia e stacionit në Kaçanik ia ka konfiskuar të premten një 39 vjeçarit revolen me disa plumba, pasi kishte shtënë në një aheng familjar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën "Demush Bilalli" në Kaçanik
“Ekipe të policisë i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të kësaj rruge, ku kanë identifikuar të dyshuarin L.L i moshës 39 vjeçar, tek i cili është gjetur e më pas është konfiskuar një armë zjarri dhe sasi e municionit”, njofton policia .
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.























