Mosmarrëveshje mes çiftit në Obiliq, burri ia marrë dokumentet në Gjermani
BKT
Kronika

Mosmarrëveshje mes çiftit në Obiliq, burri ia marrë dokumentet në Gjermani

RTKlive

Një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin, i njëjti e ka marrë çantën me dokumente personale dhe vizë gjermane dhe është larguar në drejtim të Gjermanisë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 19:30, në Obiliq. Bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin –të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti i ka marrë çantën me dokumente personale dhe vizë gjermane dhe është larguar me veturë në drejtim të Gjermanisë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

 


MË SHUME NGA Kronika