Gjuan me armë në dasmë, arrestohet i dyshuari me kallash e municion
BKT
Kronika

Gjuan me armë në dasmë, arrestohet i dyshuari me kallash e municion

M.Sh/RTKlive

Një qytetar nga Gërboci i Pejës e ka shpreh gëzimin e tij duke shtënë me kallash në aheng familjar, por pas kësaj policia i shkon në derë, ia konfiskon armën dhe një sasi të konsiderueshme municioni dhe e shoqëron personin në polici .

Sipas njoftimit të policisë, ky konfiskim dhe arrestimi i të dyshuarit, vjen në kuadër të operacionit “Goditja”.

Sipas policisë, pasi ka gjuajtur me armë, njësitet relevante menjëherë janё përgjigjur duke marr informacionet e duhura dhe lokalizimin e vendit ku dyshohej se ёshtё shtёnё me armё.

“Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, nga i njëjti ёshtё marrё urdhër pёr kontroll/bastisje. I dyshuari ёshtё arrestuar dhe gjatё kontrollit janё gjetur dhe sekuestruar:  Njё armё AK 47 me tre karikator tё sё njejtёs armё; 121 fishekё kal: 7.62x39mm; 2 fishek kal: 7.9mm; 6 gëzhoja kal: 7.62x39mm”, njofton policia. 

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёgohet nё mbajtje pёr 48- orё.


MË SHUME NGA Kronika