09:24 / 22.08.2023
Raportohet i zhdukur një shtetas i Maqedonisë së Veriut
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetas i Maqedonisë së Veriut është raportuar si i zhdukur.
Sipas njoftimit, raportimin te Policia e Kosovës të hënën e ka bërë një grua.
I njëjti më 16 gusht është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
“Me datën 21.08.2023, ankuesja femër shtetase e Maqedonisë së Veriut ka raportuar se viktima mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut nga koha e cekur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Tutje u bë e ditur se rasti është në hetime.























