Aksident trafiku në Mitrovicë, vdes një 60 vjeçar
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur pas një aksidenti mëngjesin e sotëm në Mitrovicë.
Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:35 në rrugën “ Agim Ramadani-Katana” teksa një veturë kishte goditur dy vetura të parkuara në këtë rrugë.
Për pasojë, drejtuesi i automjetit i moshës 60-vjeçare ka vdekur.
“Sot me datën 22 gusht 2023, rreth orës 08:35, në rrugën “Agim Ramadani-Katana”në Mitrovicë, është shkaktuar një aksident trafiku, ku një automjet me targa vendore, deri sa kishte qenë në lëvizje për shkaqe të panjohura kishte goditur dy vetura të cilat kishin qenë të parkuara në këtë rrugë. Pas aksidentit drejtuesi i automjetit me urgjencë dërgohet në emergjencën e spitalit Rajonal në Mitrovicë por si pasojë e lëndimeve pas pak kohe ai ndërron jetë”, njoftoi Policia.
Tutje u bë e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.























