Arrestohen dy të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në dasmë
E. Hoti / RTKlive
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan ka arrestuar këtë të martë dy të dyshuar B.A. (viti i lindjes 1976) dhe F.E. (viti i lindjes 1995).
Sipas njoftimit, arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova se me 14 gusht në një fshat të Gjilanit gjatë një ahengu familjar të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri.
“Me këtë rast nga të dyshuarit është konfiskuar një armë zjarri e llojit Zoraki 917-T e kalibrit 9 mm dhe një karikator i zbrazët . Të dyshuarit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, thuhet në njoftim.
Tutje u bë e ditur se në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’.
Rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore.























