09:44 / 23.08.2023
Mitrovicë, arrestohet 35 vjeçari i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata
RTKlive
Policia e Kosovës njofton se, të martën rreth orës 23:25 në Mitrovicë, ka arrestuar një 35 vjeçar i cili akuzohet për veprën penale, ‘Rrezikim i trafikut publik”.
“Njësia e Reagimit të Shpejt në Mitrovicë, me datën 22.08.2023 rreth orës 23:25 ka arrestuar një person për të cilin kishte urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për veprën penale ,,Rrezikim i trafikut publik”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari N.S., 35 vjeçar është dërguar në vuajtje të dënimit prej 9 muaj burg.























