10:03 / 24.08.2023
Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Podujevë
E. Hoti /RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për dhunimin e një gruaje në Podujevë.
Sipas njoftimit të Policisë rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 04:00.
Në Polici një grua ka njoftuar se viktima kishte dal nga shtëpia dhe kishte shkuar në drejtim të panjohur.
“Lidhur me rastin njësitet e hetuesisë kanë lokalizuar viktimën në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Bëhet e ditur se lidhur me rastin viktima dhe i dyshuari janë intervistuar në prezencën e punëtorit social, teksa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.























