10:03 / 24.08.2023
Vdes një femër në emergjencën e Ferizajt, Policia po e heton rastin
E. Hoti / RTKlive
Nga Emergjenca e Ferizajt është raportuar se ka ndërruar jetë një femër e cila sipas mjekut kishte pasur vdekje natyrale.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:00, në Ferizaj.
“Nga Emergjenca e Ferizajt është raportuar se ka ndërruar jetë viktima femër kosovare, e cila sipas mjekut kishte pasur vdekje natyrale”, thuhet në raportin ditor të PK-së.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Policia ka njoftuar se po e heton rastin e vdekjes.























