Hodhën granatën e dorës në qytet, kërkohet paraburgim ndaj dy të pandehurve
BKT
Kronika

Hodhën granatën e dorës në qytet, kërkohet paraburgim ndaj dy të pandehurve

M.Sh/RTLive

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur në Gjykatën Themelore, kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurve A.D. dhe G.H., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë hedhur një granatë dore, duke kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“.

“Me 09 qershor 2023,i pandehuri G.H, e dërgon me veturë të pandehurin A.D., në rrugën “11 Marsi 1981“, i cili vazhdon deri në sheshin e qytetit dhe duke qëndruar përballë disa lokaleve, e hedhë mjetin e rrezikshëm, granatën e dorës, me ç`rast granata eksplodon duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në tri lokale në sheshin e qytetit, dhe duke shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarin A.D., dhe G.H., thuhet se do të mbahet ditën e premte (25 gusht 2023) para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.


MË SHUME NGA Kronika