09:10 / 25.08.2023
E postoi armën në ’Tik Tok’, policia e arreston të dyshuarin në Kaçanik
M.P / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit i cili ka publikuar video në rrjetin social “Tik Tok”, duke përdorur armë.
Pas hetimeve të realizuara nga hetuesia në Kaçanik, policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin dje rreth mesnatës.
“Personi i dyshuar F.M (M/K) i moshës 29 vjeçar, është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa arma (pistoletë) është konfiskuar”, njofton policia.























