09:52 / 25.08.2023
Konfiskohen armë e marihuanë në shtëpinë e një të dyshuari në Podujevë
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar dy armë të gjata të llojit, AK-47 dhe MP-40, 32 fishekë, 9 gëzhoja dhe 59.26 gramë substancë të dyshuar të llojit marihuanë në shtëpinë e një personi në Orllan të Podujevës.
Sipas njoftimit organet e rendit kishin dëgjuar të shtëna me armë gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit.
I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.























