13:35 / 25.08.2023
Kapet një pistoletë gjatë kontrollit doganor
Pas të dhënave të pranuara nga qytetarët në lidhje me mallra të kontrabanduara, oficeret doganorë organizuan një operacion kontrolli ne një biznes në qytetin e Pejës.
"Kontrolli i kryer nga dogana nuk gjeti produkte të kontrabanduara në ambientet e biznesit. Megjithatë, gjatë inspektimit të hapësirës së biznesit, u zbulua: një armë pa leje, respektivisht një pistoletë model CZ 99 kalibër 9x99mm dhe 11 fishek", thuhet në njoftimin e Doganave të Kosovës.
Sipas njoftimit, pas zbulimit të armës pa leje, Dogana e Kosovës në përputhje me ligjin njoftoi Policinë e Kosovës. Si rezultat, arma dhe rasti u dorëzuan tek Policia e Kosovës.























