10:42 / 27.08.2023
Ferizaj, arrestohen dy të dyshuar për marrje me prostitucion
RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull dhe një femër, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “marrje me prostitucion”.
Arrestimi i tyre ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Kaçanik. Në konsultim me gjyqtarin kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e PK-së.
Bëhet e ditur se ndaj tyre do të iniciohet procedurë kundërvajtje.























