Penguan zyrtarët në detyrë, arrestohen tetë të dyshuar në Kaçanik
BKT
Kronika

Penguan zyrtarët në detyrë, arrestohen tetë të dyshuar në Kaçanik

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës  ka njoftuar se tetë persona të dyshuar janë shoqëruar në stacion pasi që të njëjtit kishin penguar personat zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës në Kaçanik.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 00:30. 

Sipas njoftimit, pengimi ka rezultuar edhe me lëndim të disa personave zyrtarë. 

Tutje u bë e ditur se të njëjtit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika