09:32 / 28.08.2023
I gjenden para të padeklaruara, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dje në Prishtinë një person nën dyshimin se i është shmangur tatimit.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur një shumë të hollash të pa deklaruara, për të cilat nuk posedonte asnjë dëshmi për prejardhjen e tyre.
I dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit, shuma e parave i janë sekuestruar përkohësisht, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.























