Policia heton vdekjen e një personi në Podujevë
BKT
Kronika

Policia heton vdekjen e një personi në Podujevë

E. Hoti / RTKlive

 Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur dje në Podujevë. Rast është iniciuar si hetim mbi vdekjen dhe mosdhënia e ndihmës së parë mjekësore dhe po hetohet nga Policia e Kosovës.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion.

Policia ka thënë se në konsultim me prokurorin kompetent janë iniciuar rastet si “Hetim mbi vdekjen dhe mosdhënia e ndihmës së parë mjekësore”. 


MË SHUME NGA Kronika