Me allti në brez poston foto në rrjetin social, arrestohet nga policia
RTKlive
Policia e rajonit të Kaçanikut ia ka konfiskuar revolen një qytetari, pasi i njëjti kishte postuar fotografi në faceboook duke ecur me armë në brez.
“Policët hetues të stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet, ndërsa kanë arritur që sot, më datë 30.08.2023 rreth orës 08:00 të identifikojnë personin e dyshuar L.B (M/K) i moshës 47 vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.
I arrestuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, sipas njoftimit, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa arma është konfiskuar.
“Rasti është cilësuar ‘’Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve‘, thuhet në njoftimin e policisë.























