20:12 / 30.08.2023
Tre të lënduar në aksident trafiku në Mejë të Gjakovës
E. Hoti / RTKlive
Tre persona kanë pësuar lëndime pas përfshirjes së dy automjeteve në një aksident trafiku në fshatin Mejë të Gjakovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj bëri të ditur për RTKlive se rasti po vazhdon të trajtohet.
“Rreth orës 16:50 është raportuar aksident trafiku në fshatin Meje-Gjakovë. Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete dhe për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, tre persona kanë pësuar lëndime. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Elezaj.























