Grabiti filialin e bankës në shesh, arrestohet i dyshuari
BKT
Foto: Valjeta Shala/RTK
Kronika

Grabiti filialin e bankës në shesh, arrestohet i dyshuari

Valjeta Shala/RTK

Policia e Kosovës ka arrestuar të premtet një person, nën dyshimin se është i përfshirë në grabitjen e filialit të një banke në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:00.

Personi i dyshuar, N.D, mashkull, është arrestuar menjëherë pas raportimit të rastit, pak metra larg nga vendi i ngjarjes, njoftoi për RTK, Policia e Kosovës.

Lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati, transmeton RTKlive.


MË SHUME NGA Kronika