Shoferi godet këmbësoren dhe ikë nga vendi i ngjarjes
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kronika

Shoferi godet këmbësoren dhe ikë nga vendi i ngjarjes

E. Hoti / RTKlive

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka  bërë të ditur për RTKlive se një këmbësore ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një veturë.

Ajo gjithashtu ka njoftuar se ngasësi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 19:00  kemi pranuar informatën se në rrugën "Bill Klinton" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

 Tutje Ahmeti ka thënë se zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit .


MË SHUME NGA Kronika