54-vjeçari nga Shqipëria, humb jetën në aksident trafiku
BKT
Kronika

54-vjeçari nga Shqipëria, humb jetën në aksident trafiku

Një shtetas i Shqipërisë, ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Vogovë të Gjakovës. Policia ka njoftuar së ngasësi i automjetit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ka njoftuar Policia. Sipas njoftimit, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

“Rreth orës 19:50 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Vogovë-Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku ngasësi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë shoferi i automjetit (mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i lindur në vitin 1969) ka humbur jetën. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit si dhe janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, thekson policia.


MË SHUME NGA Kronika