Vetura godet tre këmbësorë në Pejë
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kronika

Vetura godet tre këmbësorë në Pejë

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident me lëndime që ka ndodhur dje në Pejë.

Sipas policisë, vetura e cila ishte në lëvizje ka goditur tre këmbësorë.

“Lëndime trupore kanë pësuar tre (3) viktimat meshkuj kosovarë- këmbësorë pasi të njëjtit janë goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë. Ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika