11:30 / 04.09.2023
Sulmohen rojet e pyjeve, Policia në kërkim të shtatë të dyshuarve
E.H/RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë sulmuar fizikisht nga shtatë të dyshuar dje në Skenderaj.
Sipas Policisë të sulmuarit janë persona zyrtarë, roje të pyjeve.
Në raportin 24-orësh thuhet se sipas viktimave, pesë nga të dyshuarit ishin të armatosur me revole.
Policia bëri të ditur se viktimave u është ofruar tretmani mjekësorë. Rasti është në procedurë hetimore, teksa të dyshuarit në kërkim policor.























