12:14 / 04.09.2023
104 aktakuza të ngritura dhe 28 persona të ndaluar në tri ditët e fundit
V.Th. RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të katër shtatorit nga prokuroritë themelore janë ndaluar gjashtë persona, si dhe është bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave.
E për dy ditët e vikendit Prokurori i Shtetit njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ngritur 104 aktakuza, kundër 124 personave për vepra të ndryshme penale, dhe janë ndaluar 28 persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.























