Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në Kaçanik
BKT
Kronika

Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në Kaçanik

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë në muajin qershor në Kaçanik.

Sipas Policisë, i dyshuari D.D e kishte goditur me automjet një 47 vjeçar, e më pas me një mjet të fortë i kishte shkaktuar lëndime të rënda.

“Me datën 29.06.2023 rreth orës 18:40 policia e stacionit në Kaçanik kishte pranuar një informacion se në rrugën ‘’Ismajl Raka’’ në Kaçanik ishte një rast i vrasjes së mbetur në tentativë, ku një person, i dyshuari D.D ( M/K) i moshës 28 vjeçar, dyshohet se në shenjë hakmarrje, fillimisht e kishte goditur me automjet, e më pas me një mjet të fortë i kishte shkaktuar lëndime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit personit A.T ( M/K), i moshës 47 vjeçar, të cilin për ndihmë mjekësore, fillimisht e dërgojnë në Kaçanik, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, ka njoftuar Policia.

Policët e rendit, e më pas krimteknikët dhe hetuesit rajonal kishin ndalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim te prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet, ndërsa në kërkim policor kishte mbetur i dyshuari D.D.

Në njoftim është thënë se hetuesit rajonal pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, sot rreth orës 11:00 kanë arrestuar të dyshuarin i cili ishte në kërkim policor, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Tutje, u tha se i dyshuari është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.


MË SHUME NGA Kronika