32 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

32 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

V.Th. RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore janë ngritur gjithsej 32 aktakuza, kundër 34 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të Shtetit gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar 23 persona të dyshuar se kanë kryer vepra penale dhe janë parashtruar tri kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe ka ngritur 14 aktakuza kundër 16 personave për vepra të ndryshme penale.

Kurse Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, pesë persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.

E Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një në kohëzgjatje 48 orë për veprën penale “Dhunë në familje”

Ndërsa Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”

Ndryshe nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, si dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit dhe  ka ngritur tre aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale


MË SHUME NGA Kronika