Ngacmohet seksualisht një i mitur në veri të Mitrovicës
BKT
Kronika

Ngacmohet seksualisht një i mitur në veri të Mitrovicës

SH.Ç/RTKlive

Një i mitur ka raportuar se një person tjetër i cili deri më tash është i panjohur e ka ngacmuar seksualisht e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se se ngjarja ka ndodhur më 27.08.2023 në veri të Mitrovicës.

Siç theksohet në raport në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.

“Me datë 04.09.2023 viktima mashkull kosovar i mitur ka raportuar se një i dyshuari deri më tani i panjohur e ka ngacmuar seksualisht e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, theksohet  në raportin e policisë. 

 

s


MË SHUME NGA Kronika