18 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
V.Th. RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore janë ngritur gjithsej 18 aktakuza, kundër 21 personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar katër persona të dyshuar se kanë kryer vepra penale dhe janë parashtruar tetë kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tetë personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave, si dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar për 48 orë, dy persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë personave të dyshuar për vepra penale. Po ashtu nga kjo prokurori janë ngritur katër aktakuza kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri aktakuza, kundër tre personave.
Kurse Prokuroria Themelore në Gjakovë, është paraqitur një kërkesë për paraburgim ndaj një personi për veprën penale “Vjedhje” .
E Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.
Ndryshe nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një person dhe ka ngritur tre aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale























