16:27 / 06.09.2023
Sulmi në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës, arrestohet i dyshuari
E.Hoti /RTKlive
Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton se pas një hetimi intensiv në bashkëpunim me Policinë e Kosovës , është arrestuar personi i dyshuar për sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës.
Sipas Prokurorisë personi i dyshuar me iniciale F.B. është arrestuar për shkak të veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” etj.
“I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar me dyshimin e bazuar se ka sulmuar me granatë dore shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës”, thuhet në njoftim.
Tutje u tha se ndaj personit të dyshuar brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente.























