18:40 / 07.09.2023
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit për grabitje
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke e kërkuar një person të dyshuar për përfshirje në një rast grabitje.
Sipas Policisë grabitja ka ndodhur më 24 gusht në rrugën "UÇK" në Prishtinë.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në njoftim.
Policia ka kërkuar që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, të kontaktohet policia në numrin e telefonit 192.























