10:07 / 08.09.2023
Gjendet pa shenja jete një person
RTK
Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një person në Prishtinë.
Në raportin e policisë thuhet se vdekjen e personit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Sipas policisë, rasti është në procedurë hetimore.























