Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
BKT
Kronika

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Sh.Ç /RTKlive

Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, gjatë kësaj jave ka arrestuar dy  persona të dyshuar të cilët kërkoheshin me urdhër-arrest ndërkombëtar.

“Policia ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin: P.J.,  i cili ishte i kërkuar përmes INTERPOL-it nga një shtet evropian.  Po ashtu, FAST Kosova, ka arritur të lokalizojë dhe më pas ta arrestojë edhe të dyshuarin e dytë:  D.S., i cili po ashtu kërkohej nga INTERPOL-i”, njofton policia..

Sipas policisë, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe më pas do të vazhdohet me procedurat e parapara për raste e tilla.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar.


MË SHUME NGA Kronika