21:55 / 08.09.2023
Sulmuan personin zyrtarë, arrestohen tre persona
Sh.Ç/RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se jabë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar".
"Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut , gjatë ditës së sotme kanë arrestuar tre persona të dyshuar, për veprën penale sulm ndaj peraonit zyrtar", thuhet në njoftim.
Sipas policisë, arrestimi i tre të dyshuarve është bërë pasi të njëjtit dyshohen për përfshirje në veprën penale sulm ndaj tre zyrtarëve të pylltarisë e ndodhur me datën 03 shtator 2023 në fshatin Qybrel të Skenderajt.
Pas procedurave të intervistimit, tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.























