Vdes një person në Klinë, u gjet i shtrirë në rrugë
BKT
Kronika

Vdes një person në Klinë, u gjet i shtrirë në rrugë

SH.Ç/RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën është gjetur i shtrirë në rrugë një person në Klinë, ndërsa në Spitalin e Pejës është konfirmuar vdekja e tij. Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e ndihmës së shpejtë e viktimës i është dhënë ndihma e parë.

Për rastin është konsultuar prokurori i shtetit, e me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”, me ç’rast vazhdon të hetohet.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është hasur i shtrirë në rrugë, njësitë policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes, viktimës iu është dhënë ndihma e parë pastaj është dërguar në spitalin rajonal të Pejës. Mjeku përgjegjës në spitalin e Pejës ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika