31 aktakuza të ngritura gjatë tri ditëve të fundit
BKT
Kronika

31 aktakuza të ngritura gjatë tri ditëve të fundit

V.Th. RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, në tri ditët e fundit janë ngritur 31 aktakuza kundër 31 personave, janë ndaluar 15 persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar 13 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 14 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.

Kurse Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

E Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar,ka ngritur dy aktakuza, kundër dy  të pandehurve.

Po ashtu edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për vepra penale të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit dhjetë aktakuza ka ngritur Prokuroria Themelore në Ferizaj.


MË SHUME NGA Kronika