Vërmicë, sekuestrohen auto-pjesë të padeklaruara në vlerë 6 mijë €
RTKLive
Njësiti i antikontrabandës në Vermicë, gjatë kontrolleve rutinore në vijën e dytë të qarkullimit, ka ndaluar për kontroll një autobus që operonte në linjën Tiranë – Prishtinë, ndërsa ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mallit të padeklaruarm, njofton Dogana e Kosovës.
“Gjatë kontrollit të autobusit, është identifikuar sasi e konsiderueshme e auto-pjesëve dhe instrumenteve tabelorë, me një vlerë të përgjithshme prej 6,000.00 Euro. Të gjitha këto mallra ishin të pa dokumentuara dhe të padeklaruara në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas Doganës, mallrat e padeklaruar dhe pa dokumentacion janë sekuestruar menjëherë, ndërsa janë nisur procedurat kundërvajtëse kundër koftrabanduesit.
Njësit e Doganës thuhet se do të vazhdojnë të angazhohen në mbrojtjen e kufijve të Republikës së Kosovës dhe luftën kundër veprimeve të paligjshme të transportit të mallrave dhe produkteve të padeklaruara.























