Arrestohet njëri nga të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Podujevë
BKT
Kronika

Arrestohet njëri nga të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Podujevë

M.P. / RTKlive

Është arrestuar njëri nga të dyshuarit e vrasjes së rëndë të ditës së djeshme në Podujevë ku mbeti i vdekur një person, ndërsa një tjetër është lënduar.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për detajet e reja të këtij rasti.

“Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e veprës së lartcekur bashkë me të dyshuarin i cili dyshohet se kishte kryer vrasjen dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari tjetër është në arrati, teksa sipas njoftimit, ngjarja tragjike ka ndodhur dje rreth orës 12:30 në rrugën "Zahir Pajaziti" në këtët qytet.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të  personit të arrestuar kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me katër karikatorë dhe gjashtëdhjetë e dy fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, njëzet fishekë, dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja”, thuhet në komunikatën e Policisë.


MË SHUME NGA Kronika