Sulmojnë fizikisht zyrtarin policor, arrestohen dy të dyshuar në Gjilan
BKT
Kronika

Sulmojnë fizikisht zyrtarin policor, arrestohen dy të dyshuar në Gjilan

M.P. / RTKlive

Në Gjilan, dje rreth orës 14:00, janë arrestuar dy të dyshuar të cilëve pas kontrollit, Policia e Kosovës iu kishin gjetur substancë të dyshuar narkotike.

Njëri nga ta gjatë arrestimit, e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor duke e penguar ta kryej detyrën.

“Gjatë arrestimit të të njëjtit , i njëjti kishte rezistuar dhe e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, të cilit  i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, po ashtu i dyshuari tjetër e kishte penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës, i cili pasi ishte larguar në drejtim të panjohur ishte lokalizuar dhe arrestuar nga njësitë policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit kujdestar njërit nga të dyshuarit  i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika