10:03 / 12.09.2023
Përfshihen nga zjarri varrezat në Ferizaj
M.P. / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zjarrit në qytetin e Ferizajt.
Sipas njoftimit raportohet se varrezat janë përfshirë nga zjarri.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, njofton Policia.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedurat e mëtejme hetimore.























