Kontrabanduesi tenton t’i shmanget policisë, aksidentohet
BKT
Kronika

Kontrabanduesi tenton t’i shmanget policisë, aksidentohet

M.Sh/RTKlive

Policia e Kosovës në bashkëpunim me njësitet doganore kanë ndaluar dy raste me kontrabandë të mallrave në rajonin e lindjes. Madje në njërin rast, kontrabanduesi duke tentuar t’iu ikë policisë edhe është aksidentuar, duke hyrë nën rrugë.

“Pas pranimit të  informatave për lëvizje të dyshimta në brezin kufitar Serbi-Kosovë, njësiti Task Forcë ka ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike, ku në zonën e Kamenicës është ndaluar automjeti Mercedes furgon me targa vendore, i cili është vërejtur duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës,  ku  drejtues ishte personi  R.M.,1988 mashkull kosovar. Gjatë kontrollit  në automjetin e tij i dyshuari kishte pasur të ngarkuara mallra që dyshohet të jenë të kontrabanduara”, njofton policia.Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në rrugën Stublinē – Dobërçan.

“Një automjeti Tauran me targa serbe, dyshohet se kishte hyrë në mënyrë ilegale në Republikën e Kosovës dhe në përpjekje për t’iu shmangur kontrollit të njësitit Task Forcë dhe duke mos iu bindur urdhrave të Policisë, përveç që ka rrezikuar zyrtarët policorë, i njëjti gjatë vozitjes humb kontrollin mbi automjet duke dalë nga rruga”, njofton policia.

Gjatë kontrollit, sipas njoftimit, është vërejtur se i dyshuari me iniciale F.M. shtetas  i Serbisë, në automjet kishte pasur të ngarkuara pajisje të ndryshme të kontrabanduara, ku vlera e përafërt e tregut arrin shifrën rreth 20.000 euro.

“Lidhur me rastet të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kujdestar, malli dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme që parashihen për raste të tilla”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika