Caktohet paraburgim për të dyshuarin e vrasjes së rëndë në Podujevë
BKT
Kronika

Caktohet paraburgim për të dyshuarin e vrasjes së rëndë në Podujevë

M.P. / RTKlive

Departamenti për Krime të Rënda në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për të dyshuarin A.S., i cili është njëri nga të përfshirët në vrasjen e rëndë që ka ndodhur ditë më parë në Podujevë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit A.S dhe ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafi  1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si kusht i veçantë për caktimin e paraburgimit, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurit, ndikimi në dëshmitarë si dhe pesha e rëndë e veprës penale, andaj konstatoi së masa e paraburgimit në këtë fazë të procedurës penale është e vetmja masë për rrjedhjen e papenguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Nga ku rast kishte mbetur i vdekur një person, ndërkaq një tjetër ishte lënduar. Rasti kishte ndodhur të hënën në Podujevë, rreth orës 12:30 në rrugën "Zahir Pajaziti". 

“Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e veprës së lartcekur bashkë me të dyshuarin i cili dyshohet se kishte kryer vrasjen dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, kishte njoftuar Policia e Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika