Për grabitje me armë, policia në Prizren arreston dy persona
BKT
Kronika

Për grabitje me armë, policia në Prizren arreston dy persona

SH.Ç/RTKlive

Policia në Prizren ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët ditë më parë kanë kryer një grabitje.

Policia ka bërë të ditur e ankuesi mashkull më 6 shtator kishte njoftuar se tre persona të dyshuar nën kërcënimin e thikës i kishin marrë një telefon dhe një kartëmonedhë prej 50€.

“Pas një pune hetimore më 13.09.2023 policia ka arritur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë dy personat e dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjatë intervistimit në prezencë të avokatëve mbrojtës kanë pranuar veprën. I dyshuari i tretë është në kërkim policor”, thekson policia.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 


MË SHUME NGA Kronika