24 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
BKT
Kronika

24 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

V.Th. RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 24 aktakuza kundër 26 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtë persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tri kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe ka ngritur 15 aktakuza kundër 17 personave, për vepra të ndryshme penale.

Kurse Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një person të dyshuar si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një të dyshuari.

E Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh për kryerjen e veprës penale.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, dhe  Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, kanë ngritur nga katër aktakuza.


MË SHUME NGA Kronika