Transportoi ilegalisht drunj në Shtërpcë, policia ia konfiskon mjetin
BKT
Kronika

Transportoi ilegalisht drunj në Shtërpcë, policia ia konfiskon mjetin

M.P / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të identifikimit të transportimit ilegal të drunjve në Shtërpcë në kuadër të planit “Mbrojtja e pyejeve”.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë rreth orës 20:00 në fshatin Firajë të Shtërpcës, ku policia ka ndaluar mjetin bartës, përkatësisht traktorin me rimorkio.

“Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka konfiskuar mjetin për dokumentacion të parregullt për procedura të mëtjeme, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët e Drejtorisë për Adminstrimin e Parkut Kombëtar ‘’Sharri’’, të cilët kanë dalë në vendin e ngajrjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj një personi për transport ilegal, ndërsa  traktorin me rimorkio, drunjët dhe dy motorrsharrët) janë konfiskuar”, njofton Policia e Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika